Arbëri

Kurti e Abbotti diskutojnë për efektet ekonomike të pandemisë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin kanë diskutuar për efektet ekonomike negative të pandemisë në Kosovë dhe për masat e ndërmarra nga qeveria.

Sipas një njoftimi nga kryeministria, Kurti e Abbott kanë biseduar “për situatën aktuale në Kosovë, me theks në menaxhimin e pandemisë me COVID-19”.

“Kryeministri në detyrë Kurti e njoftoi Ambasadorin Abbott me rënien drastike të numrit të të infektuarve me virusin corona, dhe që numri i të shëruarve tashmë e ka tejkaluar atë të infektuarve, gjë për të cilën Ambasadori Abbott shprehu mirënjohjen e tij për punën e mirë të Qeverisë. Ata po ashtu diskutuan edhe për efektet ekomomike negative të pandemisë dhe masat fiskale të ndërmarra nga Qeveria në zbutjen e këtyre efekteve dhe kalimin sa më të lehtë, si dhe planet për rimëkëmbjen ekonomike përmes pakos së dytë financiare”, thuhet në njoftim të Qeverisë në detyrë.