Arbëri

Lideri i AAK-së jep detajet se si do të veprojë me demarkacionin

Versioni aktual i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi është gabim. Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i qëndron ende pas kësaj deklarate. Kjo edhe pasi që ai u bë kandidat për kryeministër nga mbështetësit e kësaj marrëveshje, PDK-së.

Haradinaj në Rubikon të KTV-së ka shpjeguar se si do të veprojnë tutje me procesin nëse do të fitojnë zgjedhjet.

“Kemi drejt me formu një komision ku shprehet shqetësimi i të gjithë ekspertëve që kanë ndihmuar në këtë temë, me kërkesën që të kthehet versioni kufirit, kur e kanë ata këtë version, kur e kanë elaboratin e vërtetë të kufirit atëherë do të iniciojmë një proces negociues me Malin e Zi”, ka thënë ai.

Haradinaj theksoi se do të kërkojnë ndihmën e miqve ndërkombëtarë. Pas kësaj, ai ka thënë se do tu shkruaj vendeve anëtare të BE-së dhe t’i informojë për procesin.

“Ka mu vërtetu, mos u mërzitni për këtë se e vërteta ndryshe nuk mundet me dal. Kosova është shtet i pavarur me integritet territorial të garantuar, të paprekshëm, as edhe një lis i Kosovës. Do të jetë shtet që ka sovranitet të plotë, cdo herë. Do të jetë shtet që ka kufi të sigurt, do ta ketë ushtrinë e vetë dhe do të aspiron për anëtarësim për NATO”, ka thënë ai.