Arbëri

Haradinaj thotë se si kryeministër do ta rregullojë menjëherë demarkacionin

90 ditë pas krijimit të qeverisë kosovarët do të lëvizin pa viza, insiston Ramush Haradinaj, i nominuar për kryeministër nga blloku PDK-AAK-NISMA, raporton KTV.

Kjo sepse do të zgjidhet menjëherë çështja e demarkacionit me Malin e Zi, thotë ai.

Në intervistën dhënë në Rubikon ai tregon se përse lideri i PDK-së, Kadri Veseli pa tek ai një kandidat kredibil për kryeministër.