Arbëri

33 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Infektive, pesë prej tyre me oksigjeno-terapi

Foto: Koha

Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 33 pacientë me koronavirus, ndërkohë pesë prej tyre janë në përkujdesje intensive, thuhet në raportin ditor të QKUK-së, të martën.

Sipas njoftimit, të pesë pacientët që janë në gjendje të rëndë janë në dializë dhe dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

QKUK-ja ka njoftuar se sot gjatë ditës do të lirohen dy pacientë që tashmë janë shëruar nga COVID-19.

Deri më tash, në Kosovë janë shënuar 855 raste me infeksion. Nga ky numër, 26 kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe 403 janë shëruar.