Arbëri

22 të shëruar e 4 të infektuar me koronavirus sot në Kosovë

Foto: Alban Bujari / KOHA

Katër persona janë konfirmuar me koronavirus të hënën në Kosovë, ndërkaq 22 janë shëruar.

Kjo është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes një njoftimi.

Ky institut ka treguar se katër rastet e reja janë raste kontakti, dy prej të cilëve nga Komuna e Mitrovicës dhe nga një në komunat Rahovec dhe Prizren, transmeton KOHA.

Ndërkohë, Instituti ka treguar edhe për 22 të shëruar, gjë që e çon në 403 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

“Sot më 04 maj 2020, janë shëruar 22 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore”, shkruhet në njoftim.