Arbëri

Krasniqi: Kurti për 53 ditë qeverisje 2 herë shkeli Kushtetutën

Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate, ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti, vetëm për 53 ditë qeverisjeje 2 herë shkeli Kushtetutën e Kosovës.

Tutje, ka pyetur se “çka do të bënte Kurti po të qeveriste 4 vjet”.

Postimi i Krasniqit:

Veç 53 ditë qeverisje.

- 2 herë e shkeli Kushtetutën,

- Krejt bordet që pati mundësi i mbushi me militantë e familjarë,

- Për arsye të protagonizmit dhe mendësisë autoritare, rrezikoi marrëdhëniet e Kosovës me SHBA,

- Rrezikoi demokracinë duke tentuar t'ia nënshtrojë qeverisë kuvendin.

Çka do të bënte, po t'i kishte 4 vite qeverisje?!