Arbëri

Ambasada amerikane kërkon që të bëhet më shumë për viktimat e dhunës në familje

Foto: Stock

Ambasada amerikane në Kosovë e sheh si pozitive hapat që janë ndërmarrë nga institucionet për të rritur efektshmërinë në rastet e dhunës së familje, megjithatë kërkon që të bëhet më shumë në këtë aspekt.

“Inkurajuese të shohim rritje të veprimeve proaktive të Policisë dhe të Prokurorisë në luftën kundër dhunës në familje, por më shumë duhet të bëhet”, thuhet në një postim të Ambasadës amerikane në Facebook.

Tutje Ambasada ka publikuar një numër për të raportuar dhunën në familje.

“Ndihmoni të prekurit dhe të pafuqishmit – raportoni atë që shihni dhe dëgjoni. Dhuna në familje është krim. Linja e ndihmës: 0800 111 12”, thuhet në postim.

Image