Arbëri

Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë, gjithsej 22

Descriptive Text

QKUK-ja përmes një komunikate për media ka konfirmuar se sot ka vdekur edhe një person nga Covid-19 në Kosovë, duke e çuar numrin e viktimave në 22.

“Klinika Infektive njofton se sot më 27/04/ 2020 në këtë klinikë, ka vdekur pacienti Xh.I. (1967) nga komuna e Pejës. Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive një ditë më parë, më 26/04/2020, në orët e pasdites, si i dyshuar për COVID-19”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se viktimës i është marrë strisho nazofaringeale për COVID-19 dhe pas analizës për SARS-COV-2, që e ka bërë IKSHPK-ja, ka rezultuar se ka qenë me sëmundjen Covid-19, krahas sëmundjeve të tjera shoqëruese.