Arbëri

“Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve” me agoninë që vazhdon

Në shënim të Ditës së Personave të Pagjetur të Luftës, “Integra” në bashkëpunim me Kohavisionin do të risjellin katër videoekspozitat të cilat paraqesin agoninë e familjarëve të personave të pagjetur nga lufta e Kosovës e vitit 1998 – 1999.

Me fotografi të fotografit Atdhe Mulla, tekste të Dafina Halilit dhe regji të Kushtrim Koliqit, “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve” shpërfaq ballafaqimin me luftën të këtyre familjarëve për të cilët lufta s’po ka fund.

Të hënën nga ora 22:30 në KTV.