Arbëri

Ministria e Shëndetësisë: Vendimi për transferim mjetesh nuk i prek pagat e specializantëve vullnetarë

Descriptive Text

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim për transferimin e mjeteve në shumë prej 820.000 euro nga nën-programi Aftësimi Specialistik dhe EVM me kod 90300 nga kategoria e shpenzimeve e subvencioneve dhe transferimin e tyre në nën-programin Shërbimet përkatëse farmaceutike me kod 71 300 euro në kategorinë e shpenzimeve të mallrave dhe shërbimeve për shfrytëzimin e tyre për luftimin e pandemisë Covid-19.

Mirëpo Ministria e Shëndetësisë ka informuar se transferimi i kërkuar nuk do t’i prekë pagat e specializantëve vullnetarë.

“Ministria e Shëndetësisë informon publikun se transferimi i kërkuar nuk prek pagat e Specializantëve vullnetarë, të cilët financohen/marrin rrogë nga kategoria ekonomike e subvencioneve dhe transfereve programi 90300 Aftësimi Specialistik (vetëm emri i programit), të cilët financohen në përputhje me Udhëzimin Administrativ respektiv”, thuhet në njoftim.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e 26 të Qeverisë në detyrë.

Image