Arbëri

BE-ja ndihmon Kosovën me material për zhvillimin e testeve për Covid-19

Descriptive Text

Kosova ka marrë ndihmë nga BE-ja material për t'u zhvilluar 60 mijë teste për Covid-19.

Shërbimi shkencor dhe i diturisë i Komisionit Evropian “Qendra e Shkencës së BE-së”, ia ka dhuruar Kosovës 60 mijë copë të tilla për Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila ka thënë se BE-ja vazhdon ta ndihmojë Kosovën në luftën kundër koronavirusit.

Sipas njoftimit, materiali i dorëzuar mund të shërbejë për të vërtetuar deri në 60 mijë teste të koronavirusit.

"Kosova sapo ka marrë materiale për kalibrimin e testit për Covid19. Materiali është i nevojshëm për të vërtetuar rezultatet e Covid19 dhe të sigurojë që personat e infektuar diagnostikohen siç duhet", thuhet në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, deri më tani në Kosovë, 630 persona janë të infektuar më koronavirus.