Arbëri

Pacientët me sëmundje të veshkave më të rrezikuar nga COVID-19 shkaku i imunitetit

Imuniteti i dobët ua pamundëson luftimin e duhur të sëmundjes COVID-19 pacientëve që kanë probleme të ndryshme me veshkat. Prandaj pacientët që kanë sëmundje kronike të veshkave, pacientët në hemodializë dhe ata me veshkë të tr­ansplantuar janë më të rrezikuar nga koronavirusi. Mirëpo ende nuk dihet nëse COVID-19 shkakton probleme në veshka tek personat që infektohen me të.

Në Klinikën e Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kanë thënë se nuk kanë statistika lidhur me shtimin ose jo të numrit të pacientëve që nga shfaqja e pandemisë në Kosovë, para më shumë se një muaji. Derisa kanë bërë të ditur se nuk kanë trajtuar në Klinikë ndonjë pacient më COVID-19 ose të shëruar nga kjo sëmundje, që si pasojë e saj ka pasur ndonjë komplikim në veshka.

Drejtori i Klinikës së Urologjisë në QKUK, Sabit Mehmeti, ka thënë se ndikimi i koronavirusit tek personat që kanë komplikime në veshka nuk dihet. “Nuk kemi ende të dhëna të bazuara stat­istikore lidhur me shtimin ose jo​ të numrit të pacientëve me komplikime të veshkave, që nga shfaqja e COVID 19. Pra ende nuk dihet ndikimi i COVID -19 të te të sëmuret me sëmundje të veshkave”, është shprehur Mehmeti­.

Megjithëkëtë, ai ka thënë se pacientët që kanë probleme të ndryshme me veshka janë më të rrezikuar nga COVID-19. “Dihet se të sëmuret me sëmundje kronike të veshkave , pacientët në hemodializë dhe ata me veshkë të tr­ansplantuar janë më të rrezikuar nga COV­ID-19, për shkak të imunitetit të dobësuar dhe për pasojë dobësi në përgjigje imunitare ndaj këtij infeksioni”, ka deklaruar Mehmeti.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni falas në gazetën KOHA Ditore. Për t'u regjistruar klikoni këtu)