Arbëri

Qasja e Trumpit ndaj BE-së vështirëson arritjen e marrëveshjes

Qasja e Trumpit ndaj BE-së vështirëson arritjen e marrëveshjes
Foto: Reuters

Qasja e administratës aktuale amerikane në raport me Bashkimin Evropian, e cila, sipas njohësve, është vlerësuar të jetë shpërfillëse, nuk mund të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Problematike po shihen edhe qëndrimet kontradiktore mes BE-së dhe ShBA-së sa i përket asaj se kush duhet t’i prijë dialogut në emër të Kosovës. Derisa Brukseli nëpërmjet shefit për Politikë të Jashtme, Joseph Borrell, dhe emisarit për dialog, Miroslav Lajçak, rolin kryesor udhëheqës ia njeh kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për Shtëpinë e Bardhë deri më tani adresa kryesore ka qenë presidenti Hashim Thaçi, shkruan KOHA.