Arbëri

Përmbledhje e parafushatës së Hotit gjatë ditës së sotme

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë në Mitrovicë se, ky qytet do të unifikohet dhe integrohet në interes të të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim.

Ndërsa, gjatë një vizite në Trepçë, deklaroi se qeveria e kaluar e këtë gjigant metalurgjik nga falimentimi, ndërsa qeveria e re do t’ia kthejë namin Trepçës, nëpërmes strukturimit, sjelljes së investimeve të jashtme dhe anëtarësimit të saj në bursat ndërkombëtare të metaleve, raporton KTV.

Hoti ka takuar edhe drejtuesit e Bashkimit të Sindikatave të Kosovës, të cilëve u është zotuar se në mandatin e ardhshëm do të ketë ngritje të pagës minimale, si dhe do të punojë në zbatimin e Ligjit të Punës.

Kurse, në Vushtrri, Hoti ka thënë se më 11 qershor, vendi duhet të shkojë rrugës së BE-së duke luftuar krimin e organizuar ose mbetet të qëndrojë kështu siç ka qenë deri tash.