Arbëri

KSHC-ja vendos që procesi i akreditimit të zbatohet në distancë

Descriptive Text

Agjencia e Kosovës për Akreditim ka njoftuar se Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka marrë vendim që të zbatojë procesin e akreditimit në distancë.

Sipas njoftimit për media kjo është vendosur në mbledhjen e 81-të të KSHC-së.

“KShC shqyrtoi kornizën e akreditimit dhe strategjinë e organizimit të akreditimit institucional dhe të programeve të studimit në rrethanat e emergjencës shëndetësore të Covid-19 në Kosovë. KShC ka marrë vendim që Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) të zbatojë procesin e akreditimit në distancë. AKA fillimisht do të organizojë akreditimin institucional të institucioneve të arsimit të lartë”, thuhet në njoftimin e dërguar mediave.

Sipas njoftimit, procesi i akreditimit do të zhvillohet krahas standardeve të akreditimit të AKA-së dhe duke shqyrtuar praktikat më të mira të akreditimit në rajon dhe në Evropë gjatë situatës së jashtëzakonshme të pandemisë.

Ata thonë se AKA do të informojë me kohë të gjitha institucionet e arsimit të lartë mbi hapat e ardhshëm rreth akreditimit institucional.

“KSHC mbetet i përkushtuar për zhvillimin e vazhdueshëm dhe për mbështetje të institucioneve të arsimit të lartë për sigurim të cilësisë në programet e studimeve gjatë kësaj situate të vështirë të pandemisë globale. KSHC-së fton institucionet e arsimit të lartë të ndajnë informacion me AKA-së rreth riorganizimit të administrimit institucional dhe programeve të studimit në distancë, sfidave me të cilat përballen, dhe përgjigjet ndaj tyre gjatë kësaj situate të emergjencës shëndetësore në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.