Arbëri

Zaimi thotë se me thirrjen e tij, Thaçi e vë Kosovën në pozitë vasaliteti karshi Serbisë

Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar ndaj postimit të presidentit Hashim Thaçi, i cili ka deklaruar që javën e ardhshme do të marrë hapa konkret në formimin e Qeverisë së re dhe heqjen e reciprocitetit.

Zaimi në Facebook ka shkruar se është hera e parë që një president i një vendi sovran bën thirrje që vendi i tij të pranojë një pozitë inferioriteti karshi një vendi tjetër, siç thotë ai, pa e humbur luftën.

“Thaçi në twitter bën thirrje tekstualisht që Kosova të heqë dorë nga reciprociteti me Serbinë. Është hera e parë që shoh një president të një vendi sovran që bën thirrje që vendi i tij të pranojë një pozitë inferioriteti e vasaliteti karshi një vendi tjetër, pa e humbur luftën”, ka shkruar ai.