Arbëri

Haxhiu: Paralajmërim i hapur se po përgatitet marrëveshje e keqe për vendin

Foto: Driton Paçarada / KD

Ministria e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka thënë se paralajmërimi i presidentit të partive të PLAN-it, është paralajmërim se po përgatitet një marrëveshje e keqe për vendin.

“Presidenti i partive PLAN, bëri paralajmërime që do të ndërmarrë veprime jokushtetuese për formimin e Qeverisë si dhe paraqiti hapur qëndrimin për heqje të reciprocitetit duke e dëmtuar e rënduar edhe më shumë pozicionin e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

Thaçi: Javën e ardhshme do të ndërmarr hapa kushtetues për formimin e Qeverisë

Ajo thotë se kjo është shkelje dhe përmbysje e vullnetit të qytetarëve.

“Kosova dhe qytetarët ia kanë parë sherrin këtij njeriu i cili është në gjendje të bëj gjithçka për hir të vetvetes. Qëndrimi i tillë është paralajmërim i hapur se po përgatitet marrëveshje e keqe për vendin dhe e gjithë kjo paraprakisht përmes një plani të keq me qëllim të shkeljes dhe përmbysjes së vullnetit të qytetarëve”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka shtuar se 400 mijë vota ndër të tjera kanë qenë edhe për reciprocitet me Serbinë dhe “kjo konjukturë dëshiron të shkelë vullnetin, Kushtetutën e vendit dhe të mos pyes sërish se çfarë mendon qytetari’.

Grenelli paralajmëron heqjen e reciprocitetit