Arbëri

Krasniqi dhe Papadopoulou bëjnë thirrje për zgjedhje të lira e demokratike

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka pritur në takim Shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou.

Gjatë këtij takimi është biseduar për situatën politike në vend, kryesisht për zgjedhjet e 11 qershorit.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për të dërguar mesazhin tek qytetarët për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike, “madje thirrje të tillë kemi bërë edhe në zgjedhjet e kaluara, por edhe tani, sepse vetëm zgjedhjet korrekte përcaktojnë të ardhmen e qytetarëve dhe të vendit”.