Arbëri

Kamberi: Luginës s’mund t’i ndalohet e drejta e bashkëpunimit me Prishtinën e Tiranën

Descriptive Text

Tri komunat e Luginës së Preshevës e kanë të garantuar të drejtën e bashkëpunimit me Prishtinën e Tiranën dhe këtë të drejtë askush nuk mund t’ua marrë, thotë Shaip Kamberi.

“Nuk është hera e parë që në Serbi ngrihen tensione e shtrëngata kur bëhet fjalë për shqiptarët dhe të drejtat e tyre, bëhen përpjekje që artificialisht të krijohet problemi vetëm e vetëm që shqiptarët dhe kërkesat e tyre legjitime ndaj Beogradit të diskreditohen, ka thënë kryetari komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, transmeton Koha.net.

“Të gjithë sajojnë rrëfimin se kryetar i Jonuz Musliut është Edi Rama, e askush nuk thotë se njësoj, edhe myslimanët e edhe a ata që protestojnë në Beograd nuk e konsiderojnë Aleksandar Vuçiqin kryetar të vetin”, ka thënë për gazetën “politika” të Beogradit Kamberi.

Ai ka theksuar se prioriteti i shqiptarëve të Luginës së Preshevës është që ta bindin pushtetin në Beograd që të vazhdojë dialogu për “Planin në shtatë pika”, i cili është shumë i rëndësishëm për stabilitetin në rajon.

Kamberi ka thënë se tri komunat e Luginës së Preshevës e kanë të garantuar të drejtën e bashkëpunimit me Prishtinën e Tiranën dhe këtë të drejtë askush nuk mund t’ua marrë.

“Përpjekjet e mia në kuadër të këtij aktiviteti është t’i bind Prishtinën e Tiranën të jenë të pranishme përmes projekteve t ndryshme konkrete, sepse përkrahja deklarative nuk mjafton më”, ka vlerësuar në fund Kamberi.