Arbëri

Kostilnik: Sllovakia do të rishikojë çështjen e njohjes vetëm pas marrëveshjes Kosovë-Serbi

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik ka thënë për KosovaPress se Sllovakia asnjëherë nuk ka pasur një qëndrim armiqësor ndaj Kosovës por duhet të shohë një marrëveshje të dakorduar në mes Prishtinës dhe Beogradit, në mënyrë që të rishqyrtojë pozicionin e saj.

Kostilnik derisa ka dhënë detaje për projektin për ta luftuar përhapjen e virusit COVID-19, të cilin ky shtet ia ka dhënë Kosovës, ai ka thënë se Sllovakia e konsideron Kosovën si një pjesë të rajonit me perspektivë evropiane dhe se vendi i tij ka përqafuar një politikë konstruktive përballë Kosovës

Ai ka komentuar edhe kritikat në drejtim të përfaqësuesit special aktual të BE-së për dialog, Lajçak, duke thënë se ishin paragjykime dhe qasje që shkojnë kundër vlerave mbi të cilat qëndron BE-ja.

Më lejoni të informoj shkurtimisht se si projekti ka lindur në Sllovaki. Platforma IT është një rezultat i nismës qytetare me emrin - HacktheVirus. Megjithë rrethanat aktuale, populli sllovak e mbanë sensin e tyre të humorit. Nisma është nisur për të lidhur idetë më të mira publike për të ndihmuar qeverinë sllovake për të luftuar koronavirusin. Fillestari - i ashtuquajturi përshpejtuesi i biznesit Perry Talents - është mbështetur nga Microsoft, Asseco Sllovakia një Mjekësi Virtuale, dhe pas 934 ideve, është krijuar platforma IT. Qëllimi i platformës është të krijojë mjedisin optimal për menaxhimin e pikut të shpërthimit të COVID-19”, ka thënë ai.

Ai tutje ka folur për pikun gjatë pandemisë.

“Përvoja nga Ëuhan dhe Italia tregon se nuk është virusi si i tillë përgjegjës për vdekjet fatkeqe të një numri të konsiderueshëm të njerëzve, por përkundrazi për ndarjen e sistemit të kujdesit shëndetësor. Shumë njerëz mund ose do mund të shpëtoheshin gjatë pikut, por nuk është askush të ofrojë një ndihmesë. Platforma informatike sllovake në dispozicion pa pagesë edhe për kosovarët tani, ndihmon në mbledhjen e vullnetarëve, edukimin e tyre përmes udhëzimeve video dhe lidhjen me spitalet. Kur të vijë kulmi i shpërthimit, unë e kuptoj se në Kosovë pritet të jetë në fund të këtij muaji, spitalet dine sesi të sigurojnë mbështetjen - aty ku janë burimet njerëzore”, ka thënë Kostilnik.

Tutje Kostilnik ka shtuar se në Sllovaki janë në kërkim të studentëve të mjekësisë, infermierëve të ardhshëm, punonjësve të shpëtimit të ardhshëm, kujdestar, mjekë praktikues me fokus jo thelbësor, farmacistë, mamitë, asistentët e laboratorit, studentët e biologjisë, etj.

Kostilnik thotë se ende është e vështirë ose më saktë e parakohshme të matet efikasiteti i platformës, suksesin e kësaj marrëveshje, sepse piku i shpërthimit në Sllovaki gjithashtu po afrohet.

“Sidoqoftë, besojmë, do të vërtetojë se do të jetë një mjet shumë i dobishëm për menaxhimin e shpërthimit. Deri më tani, mbi 1300 vullnetarë dhe më shumë se 50 spitale janë regjistruar në platformë. Falë platformës, 100+ studentë të mjekësisë tashmë kanë qenë vullnetarë në spitale”, u shpreh ai.

Kostilnik thotë se tashmë e kanë dërguar propozimin te Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe kabinetit të Kryeministrit Kurti. Si dhe kanë kontaktuar nga njerëz të "Let’s Do It - Ta Pastrojmë Kosovën" – “një iniciativë e ngjashme këtu në Kosovë, të cilës i kemi ofruar një kontakt të drejtpërdrejtë me homologët sllovakë”.

Iniciativa vjen në një kohë kur disa politikanë të Kosovës kritikojnë rëndë ish-ministrin sllovak të jashtëm dhe përfaqësuesin special aktual të BE-së për dialog, Lajcak.

Ai thotë se kjo është një rastësi e pastër.

“Zgjidhja e IT-së në fjalë është zhvilluar falas nga personalitete të shkolluara Sllovake dhe ajo është në dispozicion falas për të gjithë njerëzit në botë, përfshirë kosovarët”, u shpreh Kostilnik.

Ai shton se Sllovakia e konsideron Kosovën si një pjesë të rajonit me perspektivë evropiane.

“Ndërsa nuk do të komentoj diskursin publik për fat të keq dhe paragjykime për emërimin e ish-ministrit tim për pozicionin e lartpërmendur këtu, unë do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi dhe të shpjegoj disa qëndrime sllovake të paraqitura në mediat e Kosovës në mënyrë të gabuar”, tha Kostilnik.

Sipas tij Sllovakia ka përqafuar një politikë konstruktive përballë Kosovës.

“Ka fruta të Dialogut, për fat të keq nuk diskutohet shumë në publik këtu, dhe për këtë arsye Sllovakia nuk është aq e rreptë në pozicionin e saj se më parë (në të kaluarën). Ky qëndrim sllovak është manifestuar edhe kur Liberalizimi i Vizave ishte në fjalë. Sllovakia nuk është problem dhe dëshirojmë që liberalizmin e vizave të behët sa më shpejtë si dhe kur është fjala për anëtarësimin tuaj në Interpol - ne nuk kemi votuar kundër jush. Po, ne kemi votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, sepse ne jemi të mendimit që Kosova duhet të bëjë më shumë për të hyrë në sistemin e Kombeve të Bashkuara dhe hapi i parë është rifillimi e dialogut”, u shpreh Kostilnik.

I pyet nga KP se a ia ka mbyllur telefonin Lajçaku presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, ai ka thënë se, “duke e njohur z.Lajçak, është vërtet e vështirë për mua të imagjinoj këtë lloj situate. Në botën e botëve të profesionalizmit dhe zakoneve të kultivuara, personalisht unë e përjashtoj një gjë të tillë mund të ndodhë”.

“Unë i kuptoj shqetësimet tuaja (se mund të ketë frikë), por duhet të përsëris, është një qasje e drejtuar nga paragjykimet - qasja që shkon kundër vlerave mbi të cilat qëndron BE-ja. Deri më tani, vetëm njerëz nga vendet që e njohën Kosovën drejtuan Dialogun dhe në cilën situatë gjendemi? Nuk është aspak e mirë të mendosh për sa i përket avantazhit - disavantazhit, sepse nëse biem në këtë kurth, gjithmonë do të ketë një palë në pozitë të pafavorshme”, ka thënë Kostilnik.

Sipas tij Lajçaku do të jetë i paanshëm, pasi e përfaqëson BE-në.

“E di që ish-ministri im është një profesionist në çdo kuptim të veçantë. Përvoja ime është duke folur tani. Prandaj, nuk kam dyshime se ai do të ndjekë rolin e tij lehtësues si personi i besuar dhe i mandatuar nga Bashkimi Evropian, jo Sllovakia. Të gjithë që përfaqësojnë Unionin, përfaqësojnë pozicionin e përbashkët të BE-së, pavarësisht se ai vjen nga një vend që ju njeh apo jo - është një person i autorizuar nga BE”, ka thënë Kostilnik.

Ai ka folur edhe për mundësinë që Sllovakia ta njohë Kosovën.

“Sllovakia asnjëherë nuk ka pasur një qëndrim armiqësor ndaj Kosovës. Duke qenë krijuar nga shpërbërja, ne nuk kemi asnjë problem me shtetet e reja. Sidoqoftë, për ne ekziston një ndryshim midis shtetësisë së Kosovës dhe Malit të Zi, për shembull. Gjersa Mali i Zi rimori pavarësinë e tij bazuar në marrëveshjen midis Beogradit dhe Podgoricës, në rastin e Kosovës, një marrëveshje e tillë ende mungon. Nga rruga, z. Lajçak si i besuar i BE-së (në atë kohë), luajti një rol kyç në lehtësimin e procesit që përcaktoi parametrat e referendumit në Mal të Zi. Kthehemi tek pyetja juaj, Bratislava duhet të shohë një marrëveshje, ose një marrëveshje të dakorduar, midis Prishtinës dhe Beogradit, në mënyrë që të rishqyrtojë pozicionin e saj”, ka thënë ai.

Sipas tij pa zgjidhjen ndërmjet Beogradit e Prishtinës vështirë që Sllovakia ta njohë Kosovën.

“Njohja, ashtu si për shembull votimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, në Bratislavë do të vendoset për procesin e vendimmarrjes i cili do të përfshinte Qeverinë dhe Parlamentin - çfarë do të thonë partitë politike. Pa zgjidhjen midis Beogradit dhe Prishtinës e shoh të vështirë për disa parti politike të bien dakord”, ka thënë Kostilnik.