Arbëri

Publikohen udhëzimet për aplikim për përfitim nga Pakoja Emergjente

Descriptive Text

Ministria e Financave dhe Transfereve ka publikuar udhëzimet për aplikim për bizneset që të përfitojnë nga Pakoja Fiskale Emergjente lidhur me kompensimin e pagave për punëtorët dhe për pagesën e qirave.

Aplikimet janë hapur në faqen e Administratës Tatimore të Kosovës. Aty mund të aplikohet për mbulimin e pagës deri në 170 euro në muaj, për asistencën mujore deri në 130 euro për ata që humbin vendin e punës, për mbështetjen financiare për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku 1-vjeçare gjatë periudhës së situatës së emergjencës së shëndetit publik nga 130 euro për dy muajt pasues pas regjistrimit dhe për subvencionim të pagesës së qirasë në vlerë deri 50 për qind. (Vendimi)

Udhëzimet për aplikim mund t’i gjeni këtu:

Linku për udhëzuesin për kompenzim të pagave: http://www.atk-ks.org/wp-content/…/2020/04/UdhezuesPagat.pdf

Linku për udhëzuesin për kompenzim të qirasë: http://www.atk-ks.org/wp-cont…/…/2020/04/UdhezuesiQirate.pdf