Arbëri

Asetet e sistemit financiar të Kosovës arritën në 5.39 miliardë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se vlera e përgjithshme e aseteve të sistemit financiar të Kosovës në vitin 2016 arriti në 5.39 miliardë euro, që përkon me një rritje vjetore prej 10.0 për qind.

“Rritja e aseteve te sektorit bankar dhe atij pensional mbetën kontribuuesit kryesor në rritjen e përgjithshme të aseteve të sistemit financiar në vend, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, transmeton Koha.net.

Sipas këtij raporti gjatë vitit 2016, asetet e sektorit bankar shënuan rritje vjetore prej 7.4 për qind, duke arritur në 3.64 miliardë euro.

Image

“Zgjerimi i portofolios së kredive ishte kontribuuesi më i madh në rritjen e aseteve të sektorit bankar. Ky zgjerim reflekton rritjen e vazhdueshme të depozitave të sektorit bankar si burimi kryesor i financimit të aktivitetit kreditues në vend”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

KËTU mund të shikoni raportin e plotë të BQK-së për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë