Arbëri

Eksperti Beqiri thërret për kujdes: Dyfishimi i rasteve me koronavirus është përshpejtuar këtë javë

Foto: Koha

Dyfishimi i numrit të rasteve të të infektuarve në Kosovë ka nisur të ndodhë më shpejtë këtë javë, gjë që ka nxitur thirrje për kujdes të veçantë.

Merkur Beqiri, ekspert dhe konsulent ndërkombëtar me përvojë mbi njëzetvjeçare në menaxhimin e të dhënave, përfshirë në shëndetin publik, përmes një grafiku të përditësuar të tijin, të skenareve të parashikimit të përhapjes së koronavirusit, ka paralajmëruar shkaku i ndryshimit të faktorit të “kohës së dyfishimit” (DT), trendi në Kosovë sot qëndron më keq, sesa që ishte javën e kaluar.

“Koha e dyfishimit” përcakton se për sa ditë, numri i rasteve dyfishohet. Dje, ajo kishte qenë 10.8, e sot është 8.6. Kjo do të thotë se dyfishimi i numrit të rasteve tani mund të ndodhë për 8.6 ditë, e jo 10.6 ditë, sa ishte më parë.

“Kjo do të thotë që sot, trendi është më keq se sa ishte në javën e kaluar. Pra dyfishimi i rasteve të infektuara ishte më i shpejt këtë javë se një javë më pare”, shkruan Beqiri në “Facebook”.

Beqiri ka thënë se kjo gjë tregon që duhet të shtohet kujdesi dhe vigjilenca.

“Vetëm kur numri i rasteve të reja të bie në ZERO - do jemi në rrugën e mundjes së epidemisë/pandemisë”, shkruan ai.

{gallery}