Arbëri

Mot me diell në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin i cili do të mbizotërojë në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme.

Sipas një njoftimi për media, dita e hënë do të vijoj me mot të vranët dhe vende–vende me riga lokale shiu. Ndërkaq gjatë ditës parashihet të ketë intervale me diell.

Njoftohet se nga dita e martë dhe tutje, do të mbajë mot kryesisht me diell dhe ngritje të temperaturave. Kjo situatë e mirë e motit do të na shoqëroj gjatë gjithë javës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-20 gradë Celsius. Indeksi UV nga dita e martë do të jetë i lartë. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet tutje në njoftim.