Arbëri

95 persona lirohen nga karantina në Prishtinë, vazhdojnë vetizolimin në shtëpi

Kanë filluar të lirohen 95 persona të cilët kanë rezultuar negativ në testin covid-19.

Këta të fundit kanë qëndruar për më shumë se dy javë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë në izolim, raporton KP.

Para lirimit, këta persona duhet të plotësojnë një formular, ku ndër të tjera deklarohen edhe për vetëizolim edhe për dy javë tjera.