Arbëri

Eurodeputeti gjerman: Refuzimi i liberalizimit të vizave për Kosovën është gabim i BE-së

Eurodeputeti gjerman nga radhët e të Gjelbërve, Reinhard Bütikofer ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në Kosovë në kohën e pandemisë së koronavirusit, duke e quajtur gabim të Bashkimit Evropian refuzimin e liberalizimit të vizave për Kosovn.

Përmes një statusi në “Twitter” në gjermanishte, të cilit ia ka bashkuar një shkrim të gazetës “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ai ka thënë se krahas mohimit të liberalizimit të vizave për Kosovën, marrëzi po aq e madhe ka qenë mosdhënia e dritës së gjelbër për negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Gjërat esenciale të gjeopolitikës ende nuk janë mësuar”, shkruan ai.