Arbëri

5 raste të reja me koronavirus tek vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë, gjithsej 22

Foto: Alban Bujari/ Koha Ditore

Edhe pesë raste me koronavirus janë regjistruar në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë, është bërë e ditur të shtunën në konferencë shtypi të Shtabit të Krizës në Mitrovicë të Veriut. Prej këtyre pesë rasteve të konfirmuara, tre janë nga Mitrovica e Veriut dhe dy nga Zveçani, raporton agjencia e lajmeve “Kossev”.

“Numri i rasteve të reja të konfirmuara në komunat me shumicë serbe në Kosovë është si në vijim – në Mitrovicë të Veriut janë shënuar tri raste positive në COVID-19, kështu që numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë qytet është 14. Në Zveçan ndërkaq janë konfirmuar dy raste të reja, duke e çuar në 6 numrin e përgjithshëm. Ndërkohë, në Leposaviq, numri i të infektuarve qëndron në dy, prej të cilëve një person ka vdekur”, ka thënë Milosh Mirkoviq, drejtor i Institutit për Shëndetësi Publike në Mitrovicë të Veriut.

Ai po ashtu ka shtuar se numri i të përgjithshëm i të infektuarve në vendbanimet serbe në Kosovë ka arritur në 22.