Arbëri

Hoti: Pacientët mbi 70-vjeç me Covid-19 kanë më së shumti nevojë për tretman mjekësor

Foto: Alban Bujari / KOHA

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, në Facebook ka publikuar një grafikon ku ka treguar moshën e personave që kanë marrë trajtim intensiv mjekësor për Covid-19 në Kosovë.

Grupmosha që ka pasur më së shumti nevojë për trajtim është ajo e mbi 70-vjeçare, thotë Hoti, derisa shton se grupmosha nga e cila deri më tani nuk ka pasur asnjë të hospitalizuar është ajo nga 10-19.

Sipas Hotit, numri i pacientëve të grupmoshave prej 30-39-vjeçe deri në 60-69-vjeçe është i barabartë.

Më tej, ai thotë se dy pacientë të spitalizuar në Infektivë i takojnë moshës nën 6-vjeçare.

Ndërkaq, për sa u përket viktimave nga COVID-19, Hoti thotë se nga 13 mars-3 prill 2020, në këtë klinikë ka vdekur vetëm një pacient i prekur nga Covid-19 dhe se i njëjti ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

“Këto të dhëna janë nxjerrë nga Klinika Infektive dhe grafika është punuar duke ju falënderuar bashkëpunimit edhe me dr. Sadije Namani, infektologe”, përfundoi Hoti.

Image