Arbëri

Totaj thotë se Qeveria po tenton ta kapë shtetin

Shaqir Totaj nga PDK përmes një konference për media ka folur për emërimin e bordeve të përkohshme në ndërmarrjet publike nga Qeveria në detyrë.

Ai ka thënë se emërimi i këtyre bordeve është provë që Qeveria e shkarkuar po tenton ta kapë shtetin, raporton KOHA.

“Këto vendime e çojnë vendin prapa. Qeveria duhet të kuptojë që nuk ka legjitimitet të marrë vendime të tilla”, ka thënë ai.