Arbëri

Italia mbështet Lajçakun për të rifilluar dialogun Kosovë-Serbi

Descriptive Text

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka përshëndetur emërimin e Miroslav Lajçakut si përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Orlando përmes një postimi në Twitter ka thënë se Lajçak mund të llogarisë në mbështetjen e Italisë për të rifilluar sa më shpejt të jetë e mundur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE-ja, duke synuar marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse dhe pajtimin.

Ky është postimi i tij i plotë:

Përshëndes emërimin e Miroslav Lajcakut si përfaqësues të posaçëm i BE-së dhe i uroj suksese.

Ai mund të llogarisë në mbështetjen e Italisë për të rifilluar sa më shpejt të jetë e mundur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE-ja, duke synuar marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse dhe pajtimin.