Arbëri

The Economist për Kosovën: Një vend jostabil u bë edhe më i pasigurt

Descriptive Text

A e ndihmuan amerikanët dëbimin e qeverisë reformiste të Kosovës?

Ishte vetëm 51 ditë e vjetër por koronavirusi e mbyti. Më 25 mars deputetët e parlamentit të Kosovës votuan për mocionin e mosbesimit, duke rrëzuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, reformator rrënjësor. Këtë mund ta kenë bërë me kërkesën e Amerikës.

Administrata e presidentit Donald Trump e donte jashtë kryeministrin e ashpër në mënyrë që të arrihej marrëveshja e paqes në Kosovë e cila do t’i atribuohej si sukses administratës, e që do të shërbente për zgjedhjet e presidenciale në Amerikë, shkruan The Economist.

Kurti ka kaluar 20 vjet si drejtues i protestave. Pas zgjedhjeve të tetorit, ka negociuar bashkë për koalicion me partinë e dytë fituese, LDK-në.

Ndërkohë armiku i tij i përhershëm, presidenti Hashim Thaçi, ishte duke biseduar me presidentin serb, Alleksandar Vuçiq, për një marrëveshje të paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

Kosova, popullsia e të cilës është në shumicë shqiptare, ishte provincë e Serbisë deri në luftën e Ballkanit në vitin 1990. Serbia kurrë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës edhe pse shumica e vendeve të Evropës e kanë bërë, transmeton KOHA.

Kurti pas marrjes së pozitës së kryeministrit, kishte deklaruar se ai tani do ta marrë drejtimin e dialogut me Serbinë dhe ai ka deklaruar se është kundër shkëmbimeve territoriale me Serbinë, për të cilën Thaçi mendohet të ketë diskutuar si çmim të paqes.

Pastaj Vuçiq kishte thënë se ai do të bënte marrëveshje vetëm nëse tarifa e vendosur ndaj mallrave të Serbisë do të hiqej. Kurti ishte pajtuar për heqjen e taksës por vetëm kur ajo do të zëvendësohej me “reciprocitet”. Propozimi ishte refuzuar nga Richard Grenell, kreu i inteligjencës amerikane, i cili është emëruar për udhëheqjen e dialogut të paqes. Ndihmat financiare nga SHBA janë suspenduar.

Javën e kaluar Qeveria Kurti është rrëzuar përmes votës së mosbesimit në parlament, gjë e cila ishte provokuar pas deklaratave se në vend duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas situatës me COVID-19, gjë e cila do t’i jepte presidentit fuqi të jashtëzakonshme.

Mbështetësit e Kurtit janë të hidhëruar. Ata besojnë që ai ishte e vetmja shans që ta shpëtonte vendin nga liderët e korruptuar. Javët e grindjes tani do të pasojnë. Nëse nuk do të ishte situata me koronavirusin, do të mund të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme. Një cep i ndarë dhe jostabil Evropës është bërë edhe më i pasigurt.