Arbëri

Kurti dhe Vitia takohen me komandantin e KFOR-it Risi, flasin për situatën e krijuar nga Covid-19

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, në kuadër të takimeve të rregullta, priti sot në zyrën e tij Gjeneral Major, Michele Risi, Komandant i KFOR-it në Kosovë, dhe këshilltarin e tij politik, Andrea Angeli.

Përmes një kumtese për media theksohet se diskutuan mbi gjendjen e sigurisë në vend me rastin e përhapjes së Covid-19, dhe masave të vazhdueshme që Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë COVID-19.

“Komandanti Risi, shprehu mirënjohje për bashkëpunimin mes Qeverisë dhe KFOR-it dhe gatishmërinë për ta thelluar atë. Ai nënvizoi se përballë sfidës me të cilën po ballafaqohemi, bashkëpunimi ndërinstitucional është i patjetërsueshëm dhe se ruajtja e sigurisë në Republikën e Kosovës është qëllim i përbashkët”, theksohet në kumtesën nga kryeministria.