Arbëri

60 pacientë të spitalizuar në Infektivë, 44 prej tyre me Covid-19 e një grua në gjendje të rëndë

Foto: Alban Bujari / KOHA

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare (QKUK), sot me datë 2 prill 2020, aty janë të spitalizuar gjithsej 60 pacientë.

Sipas një publikimi nga QKUK, duke cituar raportin e infektologes Sadie Namani, prej tyre me Covid -19 janë gjithsej 44 raste.

“Klinika është në pritje të rezultateve për 6 raste, kurse 10 raste kanë rezultuar negativë për Covid -19”, thuhet ndër tjera.

“Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 është si vijon; 44 raste të infektuar me Covid -19, 35 raste janë në gjendje stabile, 8 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”, thuhet në raport.

Sipas Namanit, një paciente në kujdesin intensiv e pranuar me 25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe është në ventilim mekanik.

“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, e testuar pozitiv me Covid-19 është edhe një infermiere e cila ka qenë në kontakt me 3 infermieret tjera të cilat janë Covid -19 pozitiv. Të 4 infermieret e infektuara janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të spitalizuara në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi”, përfundon raporti nga QKUK.