Arbëri

Kundërmimi i lehtë i gjendjes së katërt

Foto: Koha

Ku prek viti 2020 me gjendjet e jashtëzakonshme 1945, 1981 dhe 1989? Çdo gjendje e jashtëzakonshme është përpjekur të heqë sa më shumë Kosovë prej Kosove e të fusë sa më shumë Serbi në të

1.

Pas vitit 1945, 1981-82 dhe 1989-1990, në Kosovë më 2020 u kërkua për herë të katërt vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme. Dallimi pa dyshim i madh është se kërkesa është bërë nga presidenti i vendit dhe nga disa krerë politikë të Kosovës, pra nuk erdhi, si çdo herë deri tani nga Serbia. Dallimi pa dyshim i madh është, po ashtu, se po të shpallej gjendja e jashtëzakonshme, Ushtria që do të dilte në rrugë do të ishte ajo e Kosovës, pra nuk do të ishin uniforma që do të dilnin për të shtypur apo penguar popullatën shumicë për shkak se kjo popullatë është shqiptare. Dallimi i tretë është se për herë të parë kjo gjendje e jashtëzakonshme do të shpallej nga institucionet demokratike, jo nga Komiteti Qendror i PKJ/LKJ, i ekzekutuar pastaj nga organet e pushtetit.

Pra, dallimi do të duhej të ishte aq i madh sa të mos linte vend dyshimi e aq më pak analogjie.

Por, ja një përpjekje e ftohtë për t’i gjetur analogjitë, sado të largëta të jenë ato.

Vështrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.