Arbëri

Edhe një i infektuar me koronavirus në veri të Kosovës, paralajmërohet ardhja e epidemiologëve nga Serbia

Foto: KOHA / Alban Bujari

Njëri nga punonjësit e burgut në Mitrovicë është i infektuar me koronavirus, është bërë e ditur nga Aleksandër Spiriq, kryetar i trupit të përkohshëm lokal në këtë qytet, teksa ai ka konfirmuar se në këtë qytet të Kosovës sot do të mbërrijë një ekip epidemiologësh nga Serbia. Është ky rasti i katërt i COVID-19 tek serbët e Kosovës.

Sipas agjencisë së lajmeve “KoSSev”, i infektuari është punonjës i burgut në Mitrovicën e Veriut dhe mostra e tij është dërguar në Prishtinë.

Agjencia shkruan se ai i ishte drejtuar mjekëve pasi që kishte qenë mysafir në dasmën me 300 të ftuar në Zveçan dhe se kishte nisur të shfaqë simptome të gripit.