Arbëri

Thaçi fton Kurtin në takim konsultativ për hapat e mëtejmë pas rrëzimit të Qeverisë

Foto: Alban Bujari/ Koha Ditore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar ftesë zyrtare kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, për t’u takuar të mërkurën (1 prill).

Takimi ka të bëjë me hapat e ardhshëm që do të ndërmerren pas rrëzimit të qeverisë Kurti me mocion mosbesimi.

“Pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, do të ndërmarr hapat e përcaktuar në Kushtetutë. Në këtë drejtim, Ju ftoj që të merrni pjesë në takimin konsultativ për të diskutuar hapat e mëtejshëm. Takimi do të mbahet më datë 1.04.2020, duke filluar nga ora 10:00, në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës”, shkruan në ftesën e Thaçit drejtuar Kurtit, raporton KOHA.

Ndërkaq, mësohet se Thaçi i ka ftuar edhe liderët e partive tjera në takime për të mërkurën pasdite dhe të enjten paradite.

Image