Arbëri

Izraeli nuk e njeh Kosovën “për shkak të parimeve”

Ambasadorja e Izraelit në Beograd, Alona Fisher-Kamm, ka thënë se Izraeli nuk e njeh Kosovën për shkak të parimeve, e jo nga oportunizmat e as për shkak të ndonjë agjende politike, prandaj ka kërkuar që kjo të mos e përjashtojë dialogun dhe komunikimin e hapur me popullin e Kosovës.

Në të njëjtën kohë, ambasadorja, në një intervistë për mediumin serb “Kurir”, ka thënë se pret nga Serbia që t’i përkrah më shumë qëndrimet e Izraelit në OKB.

Ambasadorja Alona Fisher-Kamm është pyetur edhe për gjendjen në Ballkan, duke thënë se Izraeli, “i cili ka marrëdhënie të mira me vendet e Ballkanit”, do të dëshironte ta shihte këtë rajon stabil dhe të përparojë drejt integrimeve evropiane, transmeton Koha.net.

“Besojmë se perspektiva evropiane është rrugë e mirë. Vlerësojmë se dialogu është e vetmja zgjidhje e cila sjell paqe e përparim, që vlen edhe për Lindjen e Afërt”, ka shtuar ajo.