Arbëri

Kosnetti kërkon nga qytetarët të ndjekin udhëzimet e MSH-së për mbrojtjen e familjeve nga koronavirusi

Foto: MSH

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnet, ka thënë se është me rëndësi që publiku të ndjekë udhëzimet e ministrisë së Shëndetësisë për t’u përballur me koronavirusin.

Këto komente, Kosnetti i bëri gjatë një takimi që e zhvilloi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Përmes një komunikate të MSH-së, thuhet se Vitia e ka njoftuar ambasadorin amerikan në lidhje me masat e ndërmarra për menaxhimin e situatës epidemiologjike në Kosovë lidhur me koronavirusin e ri.

Me këtë rast, ministri ka folur edhe për masat e reja shtesë të cilat Qeveria pritet t’i ndërmarrë në funksion të parandalimit të përhapjes së Covid-19 në Kosovë.

“Ndërsa, ambasadori Kosnett uroi profesionistët shëndetësorë të Kosovës për guximin dhe efikasitetin, nënvizoi rëndësinë e asaj që publiku të ndjekë udhëzimet nga MSH për mbrojtjen e familjeve dhe bashkësive, dhe foli për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në tejkalimin e sfidës së Covid-19”, u tha në komunikatë.