Arbëri

Pacolli në Vushtrri: Kosova duhet të ndryshojë, ajo nuk mund të ecë më me këtë ritëm

Descriptive Text

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe kandidatët për deputetë nga kjo parti, vizituan qytetin e Vushtrrisë, ku mbajtën një takim me qytetarët e kësaj komune.

Takimin e hapi Kryetari i degës së AKR-së në Vushtrri, Nasuf Aliu, i cili duke e falënderuar Presidentin Pacolli dhe kandidatët e partisë për vizitën, ju bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që t’jua japin besimin njerëzve që dinë të menaxhojnë dhe që dinë të qeverisin.

Më pas, fjalën e mori Pacolli, i cili fillimisht falënderoi strukturat dhe anëtarësinë e degës, për punën e tyre si dhe qytetarët e Vushtrrisë për përkrahjen e treguar ndaj e Aleancës Kosova e Re.

Ai tha se AKR do të punojë për interesat e qytetarëve të Kosovës dhe për një perspektivë më të mirë të rinisë. “Kosova do të ndryshojë, nuk mund të ecë më në këtë mënyrë, unë jam i bindur për këtë.

Pacolli ka drejtuar kritika të ashpra ndaj institucioneve për shkatërrimin e maleve dhe lumenjve të Kosovës, duke përmendur kështu edhe potencialet zhvillimore të vendit, të cilat janë keqtrajtuar nga institucionet për vite me radhë.

Numri një i AKR-së tha se Kosova është degraduar nga njerëz të pandërgjegjshëm për një kohë të gjatë dhe se tani ka ardhur koha që kjo qasje të ndryshojë.

“Synimi im është mirëqenia e qytetarëve, ngritja e standardit jetësor dhe përfaqësimi i tyre nga njerëz profesionist, të përgjegjshëm dhe që do të punojnë me dinjitet”, tha ai ndër të tjera.

Më pas Pacolli, para qytetarëve të Vushtrrisë ka prezantuar një nga një, kandidatët e Aleancës Kosova e Re për deputetë në Kuvendin e Kosovës.