Arbëri

Virusi politik

Foto: Koha

LDK-së iu deshën pesëmbëdhjetë vjet për të mbërritur në Beso! Tash, për më pak se dy muaj, arriti në Mosbeso!

1.

Vdekja e parë nga COVID-2019 në Kosovë erdhi si rrëfim tipik italian i këtyre ditëve. Vdiq një 85-vjeçar, i infektuar nga i biri, lëngonte nga sëmundje të tjera paraprakisht.

Rrëfimi na bën të kuptojmë atë që italianët po e kuptojnë në përmasa tragjedie. Pra, të kuptojmë gjithnjë e më shumë se nuk jemi më përgjegjës vetëm për veten, se në momentin kur nuk bëhemi përgjegjës për veten bëhemi të papërgjegjshëm ndaj të tjerëve. Personi që vdiq mori virusin prej një të afërmi. Çdonjëri prej nesh, më shumë se për veten, mund të jemi rreziku më i madh për më të afërmit tanë.

Rrëfimi tipik italian është i thjeshtë. Dhe vrastar.

2.

Ky rrëfim duhej të ishte mësim që tejkalon masat mbrojtëse ndaj pandemisë. Do të duhej të depërtonte gjithkund, përfshirë politikën. Apo në radhë të parë politikën.

Udhëheqja e LDK-së, partneres së barabartë të koalicionit qeverisës, nuk është duke e mbrojtur veten nga të bërit garë të brendshme politike. Tashmë bëhen disa ditë se si në opinionin publik nga një pjesë e udhëheqjes së saj po paraqitet një diskurs politik, i cili pak a shumë thotë se në kohën e pandemisë së COVID-2019 problemi themelor i Kosovës është se si do të rregullojë marrëdhëniet e tregtisë së lirë me Serbinë e Bosnjë-Hercegovinën. Pastaj, ky diskurs rrëfen se si nëse Kosova nuk i rregullon marrëdhëniet e tregtisë së lirë me Serbinë e Bosnjë-Hercegovinën, atëherë ky vend i vogël e i varfër dhe i kontestuar nga armiqtë e tij do të braktiset nga SHBA-ja, e cila do të tërheqë prej këtu ushtrinë e vet dhe do të ndalë ndihmat ekonomike. Pastaj, rrëfimtarët e këtij rrëfimi thonë se me të parë këto probleme do shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Përmbledhur në një fjali, Qeveria e tanishme pasi të ketë pezulluar taksën 100 për qind nga Qeveria Haradinaj duhet ta pezullojë përkohësisht edhe veten dhe t’i nënshtrohet administrimit nga Këshilli i Sigurisë Nacionale, kryesuar nga presidenti i vendit.

Rrëfimi i LDK-së tashmë është i shndërruar në aksion, është shndërruar në mocion mosbesimi dorëzuar në Kuvendin e Kosovës. Në analogjinë virale është shndërruar në teshtitje, për momentin nga largësia, por me potencial të afrohet për aq sa të infektojë më shumë njerëz që rrinë afër.

Vështrimin e plotë mund ta lexoni sot falas në Kohën Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar.