Arbëri

Ushtruesi i detyrës në MPBAP, Xhelal Sveçla aktivizon Planin e Reagimit Kombëtar

 

Përmes një njoftimi për media nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, thuhet se ushtruesi i detyrës, pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu, Xhelal Sveçla, ka aktivizuar Planin e Reagimit Kombëtar.

“Plani i Reagimit Kombëtar adreson mënyrën se si do t’i mbrojë qeveria qytetarët, të mirat materiale dhe mjedisin e vendit, është një plan për të gjitha llojet e rreziqeve, i cili siguron strukturë dhe mekanizma për politikat e nivelit kombëtar dhe për koordinim operacional të menaxhimit të incidenteve. Me aktivizimin e plotë të Planit, Ministri i MPBAP, merr rolin e koordinatorit qeveritar me menaxhimin e incidenteve vendore. Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, është përgjegjës për koordinimin e operacioneve qendrore brenda Kosovës, për tu përgatitur, reaguar dhe rimëkëmbur nga fatkeqësitë natyrore, teknologjike dhe të shkaktuara nga faktori njeri”, thuhet në njoftim.