Arbëri

Ujëvara e Mirushës mbushet me vizitorë, skarë në kohë koronavirusi

Një grup i të rinjve nga fshati Carallukë i Malishevës ia ka dalë që të arrijë deri te Ujëvarat e Mirushës, raporton KOHA.

Pikniku i tyre është organizuar pavarësisht izolimit të kësaj komune dhe vendosjes në karantinë, shkaku i rasteve pozitive me koronavirus.

Arbnor Berisha ka thënë se pikërisht për shkak të virusit COVID-19 kanë dalë në natyrë.

Mirusha, është edhe kufiri administrativ mes komunës së Klinës dhe asaj të Malishevës.

Ky grup të rinjsh, kanë bërë rreth 20 kilometra rrugë deri këtu, dhe patrullat policore, nuk kanë qenë problem për ta.

Gjatë pasdites të së mërkurës edhe grupe të tjera familjarësh kanë frekuentuar zonën e ujëvarave.

Institucionet shëndetësore u kanë bërë thirrje kosovarëve që të mos dalin në këtë kohë, pos për nevoja elementare, dhe se kjo nuk është kohë pushimi por kohë izolimi, shkaku i përhapjes së koronavirusit.