Arbëri

Në Kuvend nuk ka mbërritur dekreti i Thaçit për gjendje të jashtëzakonshme

Descriptive Text

Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka pranuar dekretin nga presidenti Hashim Thaçi, për të shqyrtuar kërkesën për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme nga virusi COVID-19.

Kjo është konfirmuar nga këshilltari i kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani, Faton Peci, i cili ka thënë për ksp se ende nuk e kanë pranuar dekretin.

Pasi të pranojnë dekretin, Kuvendi i Kosovës brenda 48 orëve duhet të mbajë seancën për të vendosur.

Të marten mbrëma, kreu i shtetit Hashim Thaçi, në një konferencë për media pas takimit të Këshillit të Sigurisë tha se do t’i propozojë Kuvendit që të miratojë dekretin për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të virusit COVID-19. Mirëpo, kjo kërkesë është kundërshtuar nga Qeveria e Kosovës.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka mbërritur në nëntëmbëdhjetë.