Arbëri

Thaçi i kërkon Qeverisë ta thërrasë Këshillin e Sigurisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar qeverisë që ta thërrasë Këshillin e Sigurisë për në ora 20:00.

Kjo është bërë e ditur nga burime brenda presidencës, të cilat kanë shtuar kërkesa tashmë i është dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili sipas ligjit është i obliguar ta thërrasë Këshillin.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se e kanë pranuar kërkesën dhe janë duke e shqyrtuar atë.

Ky këshill mund të vendosë për masa të reja kundër pandemisë së koronavirusit.