Arbëri

Në Shqipëri ndalohet lëvizja në këmbë pas orës 18:00

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nga sot pas orës 18:00 do të ndalohet edhe lëvizja në këmbë në gjithë Shqipërinë.

Rama përmes një postimi në Facebook ka thënë se nga nesër do të gjobitën të gjithë këmbësorët që lëvizin pas orës 18:00, si dhe në çdo orë të ditës për ata që ulën në parqe apo mjedise të tjera të hapura.

Ai tutje ka thënë se nuk ka rrugë tjetër për ta fituar këtë pandemi.

Numri i rasteve të prekura me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 51. Sot janë konfirmuar nëntë raste të reja.