Arbëri

Ahmeti: Është koha të vendosim a do të marrim masa drastike

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në edicionin special në KTV, ka folur për gjendjen aktuale në Prishtinë.

Ai tha se ka bërë thirrje disa herë që është çështje kohe ardhja e koronavirusit edhe në Kosovë.

“Edhe pse i kemi anuluar disa mbledhje e mbajtjen e mësimit, ka pasur lëvizje të qytetarëve. Besoj ditëve në vijim qytetarët do ta shmangin këtë, pas rasteve të para pozitive”, tha ai.

Edhe Ahmeti, vlerësoi se përhapja mund të jetë e shpejtë e koronavirusit. Pak më herët në KTV e thanë dy mikrobiologë Osmani e Raka, se në Kosovë, pritet të rritet numri i të prekurve.

“Tash duhet të shohim a ka nevojë për masa shtesë. Vendimi për mbylljene lokaleve në 23:00 veç e ka zhvendos daljen e tyre në lokale. Aktivitetet sociale duhet t’i ndalojmë ndryshe. Është koha të vendosim se a do të marrim masa më drastike”, tha ai.

Humbja ekonomike e bizneseve është shumë e madhe në shtete tjera, prandaj tha Ahmeti, të kihet kujdes edhen ë Kosovë.

“I bëj thirrje qeverisë të ketë kujdes edhe për këtë aspekt”, u shpreh ai.

Ahmeti tha se ata që nuk kanë simptoma serioze, të thërrasin numrin “038 200 80 800”.

“Rrini në shtëpi”, ishte thirrja e Ahmetit.