Arbëri

Gati aktakuza për “faljen e hidrocentraleve”, nuk dorëzohet në gjykatë pa u vërtetuar se lënda s’është parashkruar

Descriptive Text

Është shkruar aktakuza për aferën e njohur si “falja e hidrocentraleve”. “Drafti”, siç ka mësuar gazeta, përfshin disa ish-ministra, ish-menaxherë e ish-anëtarë të Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Burimet i kanë thënë KOHËS se ky rast nuk po dorëzohet në gjykatë për shkak të dilemave nëse këtë lëndë e ka përfshirë “vjetërsimi” apo jo.

“Prokurori e ka shkruar aktakuzën. Megjithatë, ka dilema nëse kur është nxjerrë aktvendimi për fillimin e hetimeve ka ndodhur parashkrimi relativ”, ka thënë një burim i hetuesisë për KOHËN.

Në Komisionin qeveritar për privatizimin e KEDS-it kanë marrë pjesë: Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Dardan Gashi, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiqi, të gjithë me funksione qeveritare në vitin 2013. Aktvendimi për fillimin e hetimit të tyre është nxjerrë më 3 maj të vitit 2018. Më pas hetimi është zgjeruar për ish-anëtarë të Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)