Arbëri

Autobusi i kompanisë kosovare sulmohet me gurë në Serbi

Autobusi i kompanisë kosovare “Zhitia” është sulmuar me gurë në Serbi, sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.

Ai ka postuar disa foto në Facebook derisa ka thënë se sulmi ka ndodhur në “Velika Pllanë” të Serbisë, transmeton KOHA.

“Para pak minutave është sulmuar në ‘Velika Pllanë’ të Serbisë autobusi i linjës Kosovë-Austri i kompanisë ‘Zhitia’ përderisa po kalonte tranzit nëpër territorin e shtetit fqinj, Serbisë. Autobusi që ishte me udhëtar kosovarë dhe linjë e rregullt është sulmuar nga serbët të cilët kanë gjuajtur me gurë”, ka shkruar Bajqinovci.

Image