Arbëri

Osmani: Marrëdhëniet me SHBA-në janë ekzistenciale për Kosovën

Foto: Alban Bujari / KOHA

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani është pyetur nga deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi se cili është qëndrimi i saj lidhur me zhvillimet e fundit në raport me SHBA.

“Ju keni pozitën më të lartë institucionale nga të gjithë zyrtarët e LDK-së dhe është me rëndësi qëndrimi juaj”, deklaroi Krasniqi.

E Osmani iu përgjigj se qëndrimi i saj është tashmë i ditur dhe ai nuk ka ndryshuar asnjëherë gjatë karrierës së saj politike, transmeton KOHA.

“Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale për shtetin tonë”, shtoi Osmani.