Arbëri

MSH-ja rekomandon shmangien e udhëtimeve në vendet me koronavirus

Foto: Koha

Ministria e Shëndetësisë, me qëllim të rritjes së vigjilencës ndaj koronavirusit, u bën thirrje qytetarëve të vendit që t’i shtyejnë apo t’i evitojnë udhëtimet e planifikuara brenda dhe jashtë vendit, në veçanti në shtetet ku ka raste të konfirmuara të koronavirsit.

“Këtu duke përfshirë shtetet fqinje (Shqipëri, Maqedoni e Veriut; Mali i Zi dhe Serbi), të shmangin grumbullimin në hapësira të mbipopulluara dhe t’u kushtojnë rëndësi masave të përgjithshme të higjienës, si parakusht themelor për parandalimin e koronavirusit”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

MSH-ja thotë se do t’i informojë në vazhdimësi qytetarët për masat e ndërmarra kundër koronavirusit dhe u bën thirrje mediave dhe qytetarëve, që informatat për situatën epidemiologjike rreth koronavirsuit t’i marrin drejtpërdrejt nga institucionet dhe burimet zyrtare.

LEXO EDHE: Asnjë rast me koronavirus në Kosovë